Huawei përshkallëzon betejën ligjore me Suedinë, shkak rrjeti 5G

Kërkesa u paraqit në Gjykatën e Lartë Administrative të Suedisë në fillim të kësaj jave, lëvizja e fundit në atë që po bëhet një betejë gjithnjë e më e ashpër në tregun e telefonisë.

Kompani prodhuese e celularëve Huawei ka apeluar vendimin që lejon Suedinë të rifillojë procesin e saj të ankandit 5G, njoftoi Reuters, pas bllokimit që iu bë kompanisë nga shteti europian.

Kërkesa u paraqit në Gjykatën e Lartë Administrative të Suedisë në fillim të kësaj jave, lëvizja e fundit në atë që po bëhet një betejë gjithnjë e më e ashpër në tregun e telefonisë.

Ankandi i spektrit në Suedi në brezat 2.3GHz dhe 3.5GHz është vendosur të rinisë në 19 Janar pasi ishte pezulluar në Nëntor të 2020 . Pushimi u vendos nga një urdhër gjykate pas ankesave nga Huawei mbi kushtet e shitjes.

Në Dhjetor 2020, Gjykata e Apelit e Suedisë konfirmoi kushtet e Autoritetit Suedez të Postës dhe Telekomit (PTS), duke hapur rrugën për të rifilluar procesin e ankandit. Sidoqoftë, e la rrugën të hapur për sfidë të mëtejshme ligjore.

Grindja vjen pasi operatorët PTS ndaluan regjistrimin në ankandin 5G nga përdorimi i pajisjeve nga ZTE dhe Huawei për arsye sigurie.

“Ajo që ndodh tani është që ne do ta dërgojmë apelin në gjykatën administrative të Stokholmit. Pas kësaj, ata do të merren me këtë çështje, ” – tha një zëdhënës i PTS.

Huawei ka mohuar që pajisjet e tij janë një rrezik shumë herë dhe është zotuar të punojë me autoritetet në Suedi për të qetësuar situatën.

“Ne mendojmë se vendimi që është marrë nuk është i mirë për klientët dhe as për Suedinë në përgjithësi,” – tha Kenneth Fredriksen, Zëvendës President i Huawei-t, për Evropën Qendrore Lindore dhe Rajonin Nordik.