23.5 C
Tiranë
E hënë, 2 Gusht, 2021

Suedisë i mjafton një penallti në ndeshjen e dytë, merr kreun e grupit E

Suedia triumfon me rezultatin minimal 1-0 ndaj Sllovakisë dhe merr përkohësisht kryesimin e grupit E, me 4 pikë, duke qenë tashmë shumë pranë sigurimit të një bilete për në fazën e 1/8-ave të Europianit. Në “Krestovsky” të Shën Petërsburgut u zhvillua një 45-minutësh i barabartë, me Sllovakinë disi më ngulmuese për të gjetur golin e avantazhit, por skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0. Në 45-minutëshin e dytë u pa një Suedi shumë më agresive, që iu afruar disa herë golit, por hasi një një formë fantastike të portierit Dubravka, që bëri disa herë mrekullinë për të mos lejuar ndaljen e topit në rrjetë.
Megjithatë ishte pikërisht gardiani sllovak që u vonua në dalje në minutën e 77’ dhe u detyrua në bëjë faull në zonë ndaj Isak, teksa për kryesorin gjerman nuk kishte dyshime, pasi akordoi penallti për Suedinë dhe karton të verdhë për Dubravkën. Nga pika e bardhë shkoi Forsberg, që arriti të dërgojë topin në rrjetë, ndonëse portieri kundërshtar arriti të kuptojë krahun, ndërsa rezultati 1-0 për Suedinë mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore, Suedia është më pranë kualifikimit, kjo edhe për faktin që ndeshjen e fundit do ta luajë ndaj Polonisë, ku do t’i mjaftojë edhe një barazim për të qenë e sigurt në fazën e 1/8-ave, ndërsa Sllovakia komplikon gjithçka, pasi në javën e fundit do të përballet me Spanjën në Sevilla.
https://twitter.com/TSN_Sports/status/1405896662493679616
Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme