Tregtia dhe teknologjia e informacionit, sektorët e vetëm në rritje sipas INSTAT

Të dhënat INSTAT tregojnë se kategoritë kryesore të sektorit të shërbimeve shënuan rënie në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, përveç sektorit të tregtisë dhe riparimit të automjeteve dhe bizneset e TIK, që shënoi rritje.

Ndryshe nga sektori i prodhimit, shërbimet vuajtën pasojat e rënda të pandemisë Covid-19 në tremujorin e parë të vitit, i cila ishte agresive në muajt janar shkurt.

Të dhënat INSTAT tregojnë se kategoritë kryesore të sektorit të shërbimeve shënuan rënie në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, përveç sektorit të tregtisë dhe riparimit të automjeteve dhe bizneset e TIK, që shënoi rritje.

Informacion dhe Komunikacion, rritje për shitjet, pagat dhe punësimin

Indekset e treguesve në aktivitetin informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së informacionit, në tremujorin e pare 2021, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2020;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2020;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 22,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

/Monitor