Të afërmit i dërgonin ushqime, i infektuari me Covid kishte ndërruar jetë/ Murrizi i drejtohet Manastirliut: Ka humbur nëpër frigorifer për 70 ditë! Grup banditësh të veshur me bluza të bardha në Vlorë

Murrizi i bëri thirrje SPAK që të fillojë menjëherë hetimet për mjekët në Vlorë, pasi sipas tij nuk ka më turp dhe krim kur familjarët nuk dinë se ku i kanë të afërmit e tyre.

Myslym Murrizi iu drejtua ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut duke i përmendur rastin e rëndë që u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Boom‘ ku një vajzë i dërgonte ushqime babait të saj, mirëpo ky i fundit kishte ndërruar jetë. Nga Kuvendi, Murrizi tha se ngjarja u bë publike 70 ditë pasi ngjarja u bë mediatike.

Murrizi i bëri thirrje SPAK që të fillojë menjëherë hetimet për mjekët në Vlorë, pasi sipas tij nuk ka më turp dhe krim kur familjarët nuk dinë se ku i kanë të afërmit e tyre.

DEKLARATA:

Zonja ministre nuk e di se sa je e informuar për një ngjarje të transmetuar mbrëmë nga gazetarja Alketa Ceka. I ndjeri Luan Zeqiri në Vlorë ka ndërruar jetë më 6 janar ka humbur nëpër frigorifer për 70 ditë. I bëj thirrje SPAK të fillojë menjëherë hetimet për atë grup banditësh të veshur me bluza të bardha në Vlorë. Nuk ka më turp dhe krim se kur familjarët nuk dinin se ku e kanë të afërmin e tyre. Edhe e marrin pas 70 ditësh pasi u bë mediatike. Kërkoj menjëherë hetimin e atyre mjekëve të Vlorës dhe të pseudo mjekëve të spitalit Infektiv, që na i keni sjellë si kandidatë. Nuk e di se si shtrohen, a janë me inventarë a jo. Nuk e di të them si bagëti, jo se edhe ata janë me inventar. Kërkoj hetimin e atij palaços në Vlorë, të drejtorisë së QSUT-së dhe të Infektivit për hedhjen e kufomës së të ndjerit”, tha Murrizi.