“Të aplikohet vaksina kineze si dozë përforcuese”/ Deklarata e Tominit shkakton debate në Komisionin e Shëndetësisë, Shehi: Të ndërpritet dhënia e Coronavax dhe Sputnik!

Demokratët I kërkojnë qeverisë të ndërpresë urgjentisht aplikimin e vaksinave të pacertifikuara Coronavax dhe Sputnik dhe në vend të tyre të aplikohet si dozë e tretë vaksina Pfizer. Çështja është kthyer në objekt debate në komisionin parlamentar të Shëndetësisë pasi përfaqësues të qeverisë deklaruan vijimin e aplikimit të vaksinës kineze si dozë të tretë në rastet kur ka gjendje stoku.

Qeveria deklaron se do të vijojë të aplikojë vaksinën kineze si dozë të tretë për të vaksinuarit me coronavax, nëse ka ende sasi stok të kësaj vaksine. Deklarata është bërë në komisionin parlamentar të shëndetësisë nga numri 2 I ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Eugena Tomini.

Por deklarata e Tominit është cilësuar një akt papërgjegjshmërie nga ish ministri I Shëndetësisë Tritan Shehu që kërkoi në emër të demokratëve ndërprerjen urgjentisht të aplikimit të dy vaksinave të pacertifikuara ndërkombëtarisht Coronavax dhe Sputnik dhe si dozë e tretë të aplikohet vaksina Pfizer.

Kreu I komisionit Albana Vokshi deklaroi se propozimi I ish ministrit Tritan Shehu do ti dërgohet komisionit të ekspertëve për imunizimin për tu marrë në konsideratë

Si rrallë herë deputetët kanë bashkuar votat për miratimin e disa ndryshimeve në marrëveshjen me Pfizer që sipas ministrisë së shëndetësisë do të lehtësoje procedurat për thithjen e sa më shumë vaksinave Pfizer përmes donacioneve.