Të shtëna para një shkolle në Milwaukee të SHBA-së, 5 të plagosur

Të paktën 5 persona janë plagosur para një shkolle të mesme në Milwaukee në shtetin federal Wisconsin të SHBA-së ku po zhvillohej një ndeshje basketbolli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Katër adoleshentë dhe një grua u qëlluan të martën rreth orës 19:30 sipas kohës lokale pranë shkollës së mesme “Rufus King”, njoftoi policia.

Pesë personat u larguan nga loja e basketbolli dhe u përfshinë në një zënkë kur u qëlluan, raportoi WISN-TV.

Autoritetet thanë se po kërkonin një të dyshuar i cili ishte i njohur për ta edhe më parë.

Tre adoleshentë të moshës 15, 16 dhe 17-vjeç janë dërguar në spital. Dy të tjerët të moshës 15 dhe 20-vjeç, kanë marrë plagë të shumta me armë zjarri.

Hetimi është në vazhdim.