Tentoi të rrëmbejë 4-vjeçaren, gjykata: 20-vjecari të shtrohet në spital psikiatrik

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë, shtrim i detyrueshëm i përkohshëm në një spital psikiatrik për 20 vjeçarin Paulo Veliki cili akuzohet për rrëmbim ose mbajtja peng e personit parashikuar nga neni 109 paragrafi dytë.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në Korçë, në lagjen nr. 17 të qytetit, ku Veliku iu afrua nënës me vajzën, duke e marrë këtë të fundit me dhunë e më pas tentoi të largohej me vrap.

Ai u kap vetëm disa metra nga vendi i ngjarjes nga disa banorë të lagjes, të cilët e mbajtën të bllokuar deri në ardhjen e policisë