COVID-19/ Përqafoi të dashurën në rrugë, i riu në Itali gjobitet me 400 euro

Një përqafim në vendin dhe kohën e gabuar!

Një djalë rreth 20 vjeç përqafoi të dashurën e tij teksa po shëtiste në qendër të Pavia-s, Itali dhe u gjobit për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

I riu u ndëshkua nga patrulla e policisë së zonës me 400 euro, gjobë e cila ulet në 280 euro nëse paguhet brenda 30 ditësh. Si djali edhe e dashuria e tij ishin të pajisur me maska.

Duhet thënë se Italia ka kaluar në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Në shtetin fqinj janë hapur të gjithë ndërmarrjet, bizneset, parukeritë, baret dhe restorantet. Por të gjithë duhet të zbatojnë rregullat e distancimit social!