Tentoi t’i fuste drogë djalit që ndodhej në paraburgim, kapet në flagrancë 67-vjeçari në Durrës

Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të fuste drogë në ushqimet e të birit i cili ndodhej në paraburgim në ambientet e burgut të Durrësit.

Bëhet me dije se 67-vjeçari i identifikuar me inicialet M.N tentoi të fuste lëndë narkotike heroinë dhe dy doza lëndë narkotike cannabis sativa të birit përmes ushqimit.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të fuste lëndë narkotike në ambientet e IEVP Durrës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike.

Më datë 17.02.2021 është paraqitur në ambientet e IEVP Durrës, shtetasi K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në ambientet e IEVP Durrës. Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 67 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.