SPAK gjen në zyrën e mjekut Prifti një zarf me emrin e pacientes, merret në pyetje gruaja, ende ndodhet në spital

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se në zyrën e doktorit, Edvin Prifti ka gjetur një zarf bosh po me një emër sipër të një pacienteje. Spak ka marrë në pyetje pacienten që është e e shtruar ende në spital.

Fax News siguroi sot dhe kërkesën e mjekut Prifti që i ka bërë apelit të GJKKO-së ku kërkon që ti hiqet masa e sigurisë arrest me burg, dhe ti kthehen paratë e bashkëshortes që iu sekuestruan.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit të Organizuar, mjeku Edvin Prifti kërkon që të rrëzohet vendimi i 13 shkurtit. Ndërsa kërkon që të kontrollohet paligjshmëria e kontrollit të zyrës dhe banesës së tij.

“T’i kthehen zj. Enida Prifti të hollat e sekuestruara në cantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova material ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet, por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe, diferenca eventuale, kursime familjare, për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë.”, shkruhet në kërkesën e mjekut Prifti drejtuar GJKKO-së.

Në kërkesën e tij Prifti gjithashtu shpjegon dhe oriogjinën e të ardhurave të sekuestruara. Sipas tij të ardhurat e sekuestruara ishin të ligjshme dhe i përkisnin bashkëshortes së tij, Enida Prifti dhe ishin trashëgimi nga babai i saj. Kjo gjë mund të vërtetohet pasi në cërfitikatën e pronësisë rezulton se prona ndodhet në Priskë të Madhe dhe prona njihet me emrin ‘Kompleksi Triada’.

Ai sqaron se prona u është shitur më datë 23 dhjetor 2020, Albana Hoxha dhe Kreshnik Sinani të cilët kanë blerë pronën me një shumë prej 350 mijë euro kesh pasi ata kishin bërë këtë zgjedhje