“Tezja është larguar nga shtëpia”/ Gjendet e pajetë në pyll 54-vjeçarja nga Elbasani

Trupi i pajetë i një 54-vjeçareje e shpallur në kërkim nga familjarët është gjetur rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, në pyll, pa shenja dhune.

Viktima ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.