TIKA organizon iftar në Tiranë

Në iftarin e shtruar në Tiranë merrnin pjesë personalitete nga fusha të ndryshme

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka organizuar iftar me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha të ndryshme në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarin e shtruar në ambientet e një hoteli në Tiranë merrnin pjesë ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i zyrës së TIKA-s në Shqipëri, Necip Özay Özütok, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, përfaqësues të tjerë të institucioneve të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Gjatë iftarit u shfaq për të pranishmit një video për prezantimin e projekteve të realizuara nga TIKA në Shqipëri në sektorë të ndryshëm.

Kujtojmë se TIKA në Shqipëri që nga viti 1996 ka realizuar në Shqipëri projekte në fusha të ndryshme si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu TIKA dhe institucione dhe organizata të ndryshme nga Turqia çdo vit me rastin e muajit të Ramazanit ofrojnë ndihma për familjet në nevojë në Shqipëri.