Tiranë/ Bie zjarr në katin e 8 të një pallati, nuk ka persona të lënduar

Zjarri ka përfshirë një apartament në katin e tetë të një pallati në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Ibrahim Rugova, ndërsa menjëherë kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht jo persona të lënduar.

“Me datë 19.12.2021, rreth orës 17:20, në rrugën Ibrahim Rugova, ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.