Tiranë/ Gjendet i vdekur 38 vjeçari, makina ishte ndezur

Një vdekje misterioze ka ndodhur para minutash në Tiranë, më saktë në rrugën Mustafa Matohiti.

Një vdekje misterioze ka ndodhur para minutash në Tiranë, më saktë në rrugën Mustafa Matohiti.

Polica ka bërë me dije se në këtë rrugë është gjendur një person i vdekur në makinën e tij e cila ka qenë e ndezur,shkruan Top Channel.

Shtetasi R.B dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në  automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.