Tregtia elektronike, çfarë blejnë më shumë shqiptarët

Sipas të dhënave referuar vitit 2020 rezulton se 44.6% të ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, kanë faqe interneti nga ku 88.9% e tyre e kanë përdorur faqen për të reklamuar produktet e tyre.

Ndërmarrjet po bëhen më të shëndetshme në aspektin teknologjik dhe zhvillimit të tregtisë elektronike, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave në lidhje me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Gjatë vitit 2020 ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përfaqësojnë 98.3% të ndërmarrjeve ekonomike, një shifër kjo në rritje krahasuar me 97.5% që ishte në vitin 2019. Sipas të dhënave, përqindja më e lartë e punonjësve që kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune vihet re në aktivitetet në fushën e informacionit dhe komunikimit, e ndërsa përqindja më e ulët regjistrohet në aktivitetin e fushës së industrisë përpunuese dhe atë të ndërtimit.

Sipas të dhënave referuar vitit 2020 rezulton se 44.6% të ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, kanë faqe interneti nga ku 88.9% e tyre e kanë përdorur faqen për të reklamuar produktet e tyre.

Në vitin 2020, 12.8% e ndërmarrjeve kanë shitur produktet apo shërbimet e tyre përmes faqes së internetit apo aplikacioneve të tjera. Ndër to peshen më të madhe të tregtisë elektronike e zenë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akomodimit dhe aktiviteteteve të shërbimit të ushqimit me 38,2%, e ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 30,1% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 21,1%.

Ndër fushat e aktivitetit me peshën më të vogël janë “Riparimi i kompjuterave dhe paisjeve të komunikimit”, “Pasuritë e patundshme” dhe fusha e ndërtitmit. /Scan