Turistët rusë kërkuan privatësi! Zbardhen detaje nga tragjedia në Qerret

Punonjësit e kompleksit “Gloria Palace” kanë treguar rutinën e katër turistëve rusë që u gjetën të vdekur mbrëmjen e kaluar në dhomën e saunës. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se sipas një punonjëseje dy çiftet rusë kishin rezervuar xhakuzi në ambientet e hotelit, por kanë mbërritur me vonesë, rreth orës 20:30.

Pasi zbritën nga dhoma shkuan në katin e nëndheshëm, ku ndodhet xhakuzi. Sipas Hoxhës, kur punonjësja i ka pyetur nëse u duhet diçka, turistët janë përgjigjur se kanë nevojë për privatësi. Sipas punonjëses, ajo ka shkuar sërish t’i pyesë, 10 minuta më vonë, nëse duan të porosisin gjë dhe sërish ka marrë të njëjtën përgjigje.

Më vonë, rreth orës 23:00 kur punonjësja ka shkuar tu thotë që ambienti i xhakuzit do të mbyllej, i ka gjetur të pajetë të katër personat. Në hotel asnj prej katër rusëve nuk kanë konsumuar ushqime apo pije. Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, ishin burrë e grua, ndërsa Nikita Belousov, 37 vjeç është djali i tyre. E ftundit, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ishte nusja e djalit.

Anila Hoxha shton pas ngjarjes, është njoftuar ambasada ruse, që u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të jenë të pranishëm gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë më pas si do të procedohet nga Prokuroria e Kavajës