“Turkiye Sigorta do ta çojë sektorin e sigurimeve në kulm”

Kompania e sigurimeve do të bëhet aktor i fuqishëm i tregut në rajon si dhe në konkurrencën globale, tha presidenti turk Erdoğan...

“Turkiye Sigorta”, e cila mblodhi gjashtë kompani shtetërore të sigurimeve nën një çati të vetme, do të shtyjë sektorin turk të sigurimeve në kulm në konkurrencën globale, deklaroi presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Unioni i sapokrijuar do të ulë kostot dhe do të rrisë produktivitetin, theksoi Erdoğan në tubimin promovues në kryeqytetin Ankara.

“Turkiye Sigorta” do të bëhet aktor i fuqishëm i tregut në rajon si dhe në konkurrencën globale, theksoi presidenti Erdoğan.

“Ne do të dëshmojmë se të gjithë aktorët e ekonomisë dhe qytetarët tanë do të ndiejnë seriozisht rimëkëmbjen”, deklaroi presidenti.

Ai gjithashtu tha se gjatë gjithë historisë, ata që nuk mundën të mposhtin Turqinë në diplomaci, mbrojtje dhe fusha ushtarake kanë përdorur gjithnjë ekonominë si armë."Turkiye Sigorta do ta çojë sektorin e sigurimeve në kulm"