“Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Gagauzinë dhe Moldavinë”

Ambasadori Sökmensüer tha se vizita e ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Moldavi muajin e kaluar konfirmoi edhe një herë vullnetin e të dy vendeve për të forcuar partneritetin e tyre strategjik

Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Moldavinë dhe Gagauzinë, bëri të ditur sot ambasadori i Turqisë në Moldavi, Gürol Sökmensüer.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Sökmensüer tha se vizita e ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Moldavi muajin e kaluar konfirmoi edhe një herë vullnetin e të dy vendeve për të forcuar partneritetin e tyre strategjik.

Ai kujtoi konsullatën e hapur së fundmi të Turqisë në rajonin autonom të Gagauzisë në Moldavi, duke thënë se ajo do të japë kontribute në marrëdhëniet dypalëshe.

“Konsullata jonë e përgjithshme do t’i shërbejë jo vetëm rajonit autonom Gagauz, por edhe rajoneve të Moldavisë Leova, Cimislia, Causeni, Stefan Voda, Cantemir, Basarabeasca, Cahul dhe Taraclia”, u shpreh ai.

Duke iu referuar ndihmës mjekësore, Sökmensüer tha se Turqia do të dërgojë pajisje me rreze X deri në fund të këtij viti.

Si pjesë e mbështetjes së saj për Moldavinë në luftën e saj kundër koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia dërgoi laptopë dhe pajisje mjekësore këtij vendi të Evropës Lindore.