Turqi, ish-kryetarja e bashkisë dënohet për anëtarësim në organizatë terroriste

Gjykata e 11-të e Lartë Penale në Diyarbakır caktoi 9 vjet burg për Rojda Nazlier të partisë opozitare HDP

Një gjykatë turke të hënën dënoi ish-kryetaren e bashkisë së qarkut Kocaköy me nëntë vjet burg për anëtarësim në një organizatë terroriste të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Rojda Nazlier e Partisë opozitare Demokratike Popullore (HDP) u shkarkua më herët nga drejtimi i bashkisë së qarkut Kocaköy të provincës lindore Diyarbakır, pasi u hap një hetim për lidhjen e saj me organizatën terroriste PKK.

Ajo nuk mori pjesë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e 11-të të Lartë Penale në Diyarbakır, ndërsa u përfaqësua nga avokatët e saj.

Një terrorist i PKK-së i identifikuar me inicialet E.T., i cili u ishte dorëzuar forcave turke, tha se rezidenca e Nazlier ishte përdorur si një vend takimi nga anëtarët e organizatës.

Nazlier u arrestua më 11 tetor pas lëshimit të urdhrit kundër saj.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

HDP akuzohet nga qeveria turke se ka lidhje me organizatën terroriste YPG/PK.