Turqi, partitë parlamentare me deklaratë të përbashkët kundër sanksioneve të SHBA-ve

"Ne mohojmë vendimin e sanksioneve të SHBA-ve që u njoftua më 14 dhjetor të vitit 2020. Turqia kurrë nuk heziton të ndërmarrë ndonjë hap të nevojshëm për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare", thuhet në deklaratën e përbashkët

Në një deklaratë të përbashkët, partitë parlamentare të Turqisë kërkuar nga SHBA-të të revokojë vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë lidhur me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne mohojmë vendimin e sanksioneve të SHBA-ve që u njoftua më 14 dhjetor të vitit 2020. Turqia kurrë nuk heziton të ndërmarrë ndonjë hap të nevojshëm për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Me tej, theksohet se Turqia nuk është vend që do të bëjë hap prapa në këtë çështje kundër kërcënimeve dhe sanksioneve.

“Ky hap i gabuar i ndërmarrë nga SHBA nuk i përmbahet frymës së aleancës”, tha deklarata.

Ajo po ashtu theksoi se sanksionet nuk do të jenë në dobi të marrëdhënieve midis dy vendeve, “të cilat duhet të promovohen në bazë të respektit të ndërsjellë”.

Qëndrimi i SHBA-ve po ashtu nuk i bindet aleancës së NATO-s, thuhet më tej, duke u theksuar se “për këtë arsye u bëjmë thirrje SHBA-ve të ndryshojnë këtë gabim të rëndë sa më parë”.

Deklarata u lëshua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Partia e Mirë (IYI). Partia Demokratike Popullore (HDP) nuk e nënshkroi deklaratën.

Turqia është anëtare e aleancës së NATO-s për gati 70 vite.

Në prill të vitit 2017, kur përpjekjet e saj të zgjatura për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-të ishin të pafrytshme, Turqia nënshkroi një kontratë me Rusinë për të blerë sistemin S-400.

Zyrtarët e SHBA-ve kanë kundërshtuar blerjen e sistemit S-400 nga Turqia, duke pretenduar se ky sistem do të ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozonte avionët F-35 ndaj mashtrimit të mundshëm rus.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë asnjë kërcënim për aleancën ose armatimet e saj.

Turqia po ashtu në vazhdimësi ka propozuar një grup pune për të shqyrtuar çështjen e pajtueshmërisë teknike.