12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Turqi, macja me katër veshë tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale

Veterineri Reshat Nuri Aslan thotë se ky është një mutacion gjenetik shumë i rrallë

Një mace në Turqi, e cila ka lindur me katër veshë, po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Canis Döşemeci, pronarja e maces me emrin Midas, tha për Anadolu Agency (AA) se atë e kishin vënë re miqtë e saj në oborrin e shtëpisë së saj.

“Kur e mora në krahë, ndodhi dashuri në shikim të parë. Ajo u mësua me ne dhe ne u mësuam me të”, tha Döşemeci.

Ajo tha se emrin maces ia vuri sipas mbretit të Frigjisë, duke shtuar se ajo kujdeset për të tashmë një muaj. Për macen interes të veçantë tregojnë edhe fqinjët.

Döşemeci ka hapur për macen edhe profil në rrjetet sociale për të mundësuar që kjo mace e veçantë të shihet nga njerëzit e tjerë, duke shtuar se profili ndiqet nga shumë persona nga jashtë.

Në këtë profil, ajo u bën thirrje njerëzve të strehojnë kafshë në vend që t’i blejnë ato. Bashkëshorti i saj, Cengiz Döşemeci, tha se macja shkon shumë mirë me qenin e tyre Suzy.

“Qeni Suzy dhe macja Midas shkojnë shumë mirë. Suzy e do atë dhe anasjelltas”, tha Cengiz.

– “Ky mutacion gjenetik është shumë i rrallë”

Duke folur për këtë fenomen, veterineri Reshat Nuri Aslan thotë se ishte shumë i befasuar kur pa macen për herë të parë dhe vuri në dukje se ky është një mutacion gjenetik shumë i rrallë.

Aslan theksoi se tek macja, kocka e nofullës është tërhequr pak mbrapa dhe kjo është arsyeja pse gjuha e maces është gjithmonë pak përpara, por që nuk ndërhyn në ushqyerjen e maces.

“Bishti i saj është gjithashtu pak më i shkurtër se macet e tjera. Dhe ky është rezultat i një mutacioni gjenetik. Unë besoj se struktura e trurit është e ndryshme. Kjo mace është e veçantë, madje nuk mjaullin shumë me zë të lartë”, tha Aslan.

Veterineri shpjegoi se rritja e Midasit është e barabartë me atë të maceve të tjera dhe se macja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme