Turqi, mbi 100 mijë punonjës shëndetësor marrin dozën e parë të vaksinës COVID-19

“Turqia ka një infrastrukturë të fuqishme për të realizuar programin e vaksinimit”, shkroi Koca

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se mbi 100 mijë personel të kujdesit shëndetësor në vendin e tij kanë marrë dozat e para të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, duke ndarë një ueb-adresë të Ministrisë së Shëndetësisë që numëron drejtpërdrejtë personat e vaksinuar, ministri Koca njoftoi se këto 100 mijë doza janë dhënë deri në orën 1:40 pasdite sipas kohës lokale.

“Turqia ka një infrastrukturë të fuqishme për të realizuar programin e vaksinimit”, shkroi Koca.

Deri pas orës 2 pasdite, numërimi i drejtpërdrejtë arriti në mbi 120 mijë persona të vaksinuar.

Më 30 dhjetor në Turqi arritën tre milionë doza të vaksinës së prodhuar nga kompania Sinovac, me bazë në Pekin.

Dje, organi zyrtar i ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore i Turqisë miratoi vaksinën e kompanisë Sinovac për përdorim urgjent kundër koronavirusit.

Lajme të ngjashme