Turqi, mbi 118,2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Turqia ka administruar mbi 118,2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 55,75 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 49,5 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 11,6 milionë doza të tilla.

Ministria konfirmoi gjithashtu 23.637 infeksione të reja dhe 217 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, si dhe 25.164 të shëruar.

Vendi ka kryer 354.287 teste të virusit gjatë ditës së kaluar.

Sipas ministrit të Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, personat më të moshuar se 60 vjeç përbëjnë 15 për qind të të gjitha rasteve të virusit dhe më shumë se 84 për qind të vdekjeve në muajin e fundit.

Ai tha se infeksionet tek fëmijët e grupmoshës 8-16 vjeç kanë rënë për 10 për qind.