Turqi, merret vendimi kundër ish-pjesëtarëve puçistë të Gardës Presidenciale

Ish-koloneli Umit Gencer, i cili urdhëroi leximin e deklaratës së puçit në Radio Televizionin e Turqisë u dënua me burgim të rëndë të përjetshëm për shkelje të rendit kushtetues

Në Turqi u mor vendimi në kuadër të gjykimit në të cilin 497 persona u gjykuan në lidhje me aktivitetet brenda regjimentit të Gardës Presidenciale gjatë përpjekjes së mposhtur të grusht shtetit të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pandehurit dhe avokatët e tyre morën pjesë në leximin e vendimit në Gjykatën e Lartë Penale në Ankara.

Kryetari i gjykatës Murat Ilhan lexoi verdiktin sipas të cilit ish-nënkoloneli Umit Gencer, i cili urdhëroi leximin e deklaratës për grusht shteti në Radio Televizionin Turk (TRT), u dënua me burgim të rëndë të përjetshëm për shkelje të rendit kushtetues.

Ish-koloneli Muhammet Tanju Poshor, i cili udhëhoqi pushtimin e ndërtesës së TRT-së, u dënua me burgim të dyfishtë të përjetshëm të rëndë.

Ish-majori Fedakar Akca, i cili udhëhoqi marshimin e ekipit të regjimentit nga Garda Presidenciale në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm gjatë përpjekjes për grusht shteti, u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm të rëndë.

Ish-majori Osman Koltarla, komandant i njësisë komando të Regjimentit të Gardës, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e kompleksit presidencial, u dënua me burgim të përjetshëm.

Të dënuarit më parë ishin ndaluar gjatë veprimeve brenda hetimit të përpjekjes për grusht shteti ushtarak të organizatës terroriste FETO.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e grusht shtetit të mposhtur në Turqi natën e 15 korrikut 2016.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste janë ngritur në shërbim për vite me radhë duke kurdisur provime dhe duke u infiltruar në institucionet shtetërore. Në dhjetor 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të lartë përmes një gjykimi të montuar lidhur me pretendimet për korrupsion.

Disa vjet më vonë pasoi përpjekja e përgjakshme nga terroristët e FETO-s, kur më 15 korrik, oficerët në ushtrinë turke besnike ndaj organizatës terroriste filluan grusht shtetin.

Hetimet në lidhje me organizatën terroriste FETO treguan se ky është një rrjet global që paraqet rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv dhe zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë përpjekjes për grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, 251 persona u martirizuar dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme