Turqi, në Antalya ndërtohet një trekatëshe me 64 dhoma për mace

Ndërtesa prej druri ka 64 dhoma që janë plotësisht të pajisura për një qëndrim të rehatshëm dhe të sigurt të maceve

Një ndërtesë trekatëshe me 64 dhoma për akomodimin e rehatshëm të maceve është ndërtuar në Dokumapark në Antalya, raporton Anadolu Agency (AA).

Komuna Kepez njoftoi se Dokumapark, pas muzeve, bibliotekave, galerive të artit dhe qendrës shkencore, u bë me një ndërtesë të re që do të sigurojë një qëndrim të rehatshëm për kafshët.

Zyra e menaxhimit të parkut më parë ka vendosur 30 shtëpi në Dokumapark për strehimin e sigurt të zogjve, ndërsa kanë përfunduar punimet për ndërtimin e akomodimit për macet.

Kjo është një ndërtesë prej druri miniaturë trekatëshe me 64 dhoma që janë plotësisht të pajisura për një qëndrim të rehatshëm dhe të sigurt të maceve. Përveç ndërtesës, shtëpitë më të vogla dhe objektet e tjera për macet janë ngritur dhe se “qyteti i maceve” do të hapet zyrtarisht më 17 shkurt.

Në të njëjtën kohë, shërbimet kompetente të Komunës Kepez në Antalya do të hapin një spital të kafshëve. Qendra për Akomodimin e Përkohshëm të Kafshëve Endacake do të shndërrohet në një spital ku kafshëve do t’u jepet mundësia e trajtimit, rehabilitimit dhe akomodimit.

Spitali i kafshëve do të ofrojë gjithashtu një shërbim të ndihmës së shpejtë dhe do të jetë i pajisur me dhoma për operacione, analiza laboratorike të gjakut, kujdes intensiv, ekzaminime me rreze X, shërim pas operacionit dhe karantinë.Turqi, në Antalya ndërtohet një trekatëshe me 64 dhoma për mace