Turqi, rritet në 1.006 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Turqia aktualisht po kuron 1.667 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, shtoi ai, duke nënvizuar se shkalla e vdekshmërisë në Turqi është 2,15 për qind

Nëntëdhjetë e tetë njerëz të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.006, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 47.029, pasi 4.747 persona kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një konferencë për shtypt pas takimit të Bordit Shkencor të vendit.

Deri më tani, gjithsej 2.423 janë shëruar dhe liruar nga spitalet, tha Koca.

Ai gjithashtu tha se 30.864 teste janë kryen gjatë ditës së sotme, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 307.210.

Turqia aktualisht po kuron 1.667 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, shtoi ai, duke nënvizuar se shkalla e vdekshmërisë në Turqi është 2,15 për qind, e 12-ta më midis vendeve me popullsi mbi 10 milionë banorë.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, është përhapur në gjithë globin, ndërsa epiqendra është zhvendosur në Evropë.

Pandemia ka vrarë më shumë se 100 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi 1,67 milion, ndërsa afro 371.000 janë shëruar nga sëmundja.