Rëndohet bilanci në Britani, 980 të vdekur në 24 orët e fundit

Shifrat e këtyre ditëve kanë shtrënguar autoritetet britanike të pohojnë se piku ka mbërritur, por nuk mendohet se masat shtrënguese mund të lirohen në javët në vijim.

Britania e Madhe ka regjistruar sot një tjetër bilanc të rëndë nga koronavirusi. Të vdekurit në ishull janë 980, ndërkohë që të infektuarit kanë kaluar 73 mijë personat.

Nga viktimat, 866 janë regjistruar në Angli, Skocia 48, Irlanda e Veriut 10, duke kaluar pikun maksimal të regjistruar në vende si Italia (919) dhe Spanja (950), dhe pason tashmë vetëm statistikat e Shteteve të Bashkuara.

Shifrat e këtyre ditëve kanë shtrënguar autoritetet britanike të pohojnë se piku ka mbërritur, por nuk mendohet se masat shtrënguese mund të lirohen në javët në vijim.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson mbetet ende në spital, edhe pse jashtë terapisë intensive të dy ditëve më parë, transmeton A2News.