9.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Turqia feston 19 Majin, Ditën Përkujtimore të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit

Ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, bashkë me një delegacion mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Anıtkabir, mauzoleun e Ataturkut në Ankara me rastin e 19 Majit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni nën kryesimin e ministrit Kasapoğlu mbërriti në mauzoleun e Ataturkut dhe pasi ministri vendosi kurorën me lule u mbajt qëndrim nderi dhe u intonua himni kombëtar.

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Kasapoğlu pas ceremonisë shkroi në librin e përkujtimeve në mauzole:

“I dashur Ataturk. Në përvjetorin e ditës që ju keni shkruar faqen e parë të epopesë së Luftës Kombëtare ne ndodhemi këtu bashkë me të rinjtë e çmuar të cilët përfaqësojnë përjetësinë e Republikës së Turqisë. Ne bartim me dinjitet frymën e pavarësisë e cila hapi derën e themelimit të Republikës tonë 102 vjet më parë. Kjo frymë në udhëzon në vlerat universale që Turqia ka dhe do t‘i shtojë njerëzimit. Jemi të vendosur që të vazhdojmë deri në fund idealin tonë për të mbrojtur Republikën tonë me rregullin e demokracisë dhe ligjit. Të rinjtë tanë që ju i keni besuar Republikën tonë janë të vetëdijshëm për këtë përgjegjësi dhe punojnë me përpjekje për të rritur vendin tonë në fushën e sportit, shkencës dhe artit.

Në vazhdim Kasapoğlu shkruan: “Me gëzim dua të them se të rinjtë tanë sportistë me rekordet dhe sukseset në rritje çdo ditë valëvisin me krenari në katër anët e botës flamurin tonë të kuq. Bashkë me të rinjtë që janë kapur fort pas vlerave kombëtare dhe morale do ta mbrojmë atdheun dhe ligjin e popullit tonë të dashur deri në frymën e fundit. Teksa e transferojmë në të ardhmen trashëgiminë tonë të pasur humanitare që kemi marrë nga e kaluara, ne krah për krah me të rinjtë do ta çojmë vendin tonë drejt së ardhmes në mënyrë të sigurt me forcën që marrim nga e shkuara jonë e pastër. Ne ju jemi mirënjohës për këtë ditë të veçantë që i keni kushtuar të rinjve tanë. Me këto ndjenja i uroj të gjithë popullit tonë 19 Majin, Ditën Përkujtimore të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit si dhe përkujtoj me mëshirë dhe respekt personalitetin tuaj dhe të gjithë heronjtë e luftës kombëtare. Qoftë i kënaqur shpirti juaj”.

Pas nënshkrimit në librin e përkujtimeve, Kasapoğlu bëri një foto përkujtimore përpara mauzoleut Anıtkabir, bashkë me të rinjtë me flamujt turq, me sportistët e ardhur nga 81 qytete të vendit dhe nga Qiproja Turke dhe bashkë me delegacionin që e shoqëroi.

Ministri Kasapoğlu gjatë daljes nga mauzoleu Anıtkabir përgëzoi dhe u përshëndet me qytetarët e ardhur për të vizituar Ataturkun.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme