Rouhani: Fundi i negociatave të Vjenës do të jetë fitorja e Iranit

Presidenti iranian, Hassan Rouhani kritikoi konservatorët duke thënë se “Kur duam të heqim barrierat për të importuar dhe eksportuar dhe për t’i dhënë fund sanksioneve, dikush bezdiset dhe vajton”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të Këshillit të Ministrave në Teheran, Rouhani bëri një vlerësim rreth heqjes së sanksioneve dhe kritikave të krahut konservator kundër qeverisë.

Ai tha se njerëzit janë në luftë ekonomike dhe jetojnë në kushte të vështira. “Disa prej tyre këndojnë elegji sepse ne duam të heqim sanksionet. Është shumë interesante. Pse ju shqetëson kjo? Pse ju shqetëson Vjena?”, tha Rouhani.

Duke theksuar se ndalimet për 2 mijë artikuj të produkteve duhet të hiqen në mënyrë që të përmirësohet gjendja e publikut dhe të lehtësohet qasja në produktet themelore ushqimore, Rohani tha se: “Kur ne duam të heqim pengesat për importet dhe eksportet dhe t’u japim fund sanksioneve, dikush bezdiset dhe vajton. Nëse dikush lë mënjanë interesat kombëtare dhe ndjek interesa partiake, grupore ose fisnore, ata padyshim kanë tradhtuar”.

Presidenti iranian duke treguar se qeveria kritikohet me fjalët “Pse nuk i braktisni takimet në Vjenë”, ai më tej tha se, “Vjena është qendra ku zhvillohen negociatat. Unë i premtoj popullit tonë se fundi i negociatave të Vjenës do të jetë fitorja e Iranit. Sot kemi bërë përparime të mëdha në këtë drejtim. Duhet të puthen duart e atyre që kapërcejnë sanksionet”.

“Nëse pjesëmarrja në zgjedhje është e ulët, do të dëmtohet republika”

Pas përfundimit të procesit të kandidimit për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në qershor, Rouhani vlerësoi aplikimet në fazën e dytë dhe deklaroi se vendimet e Këshillit Kushtetues të Mbrojtësve (AKK), i cili do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve, do të ketë një efekt në pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Shpresoj që AKK të ndërmarrë hapa brenda kornizës së Kushtetutës dhe në përputhje me interesat e rendit. Në këtë mënyrë, pjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje inkurajohet. Nëse pjesëmarrja është e ulët, republika do të pësojë”, tha ai.

Duke iu referuar sulmeve të Izraelit, Rouhani kërkoi nga vendet muslimane të bëjnë çdo përpjekje për të shpëtuar popullin palestinez nga sulmet.

“Ne duhet të jemi të fortë vetë, pasi OKB-ja dhe Liga Arabe nuk kanë hedhur ndonjë hap. Sot është detyra jonë të mbrojmë popullin palestinez. Fitorja më në fund do të jetë e popullit palestinez”, tha ai.