“Turqia mund të ndihmojë për evakuimin e civilëve dhe të plagosurve nga Mariupoli”

Turqia mund të ofrojë mbështetje nga anijet për evakuimin e civilëve dhe të plagosurve në Mariupol, tha ministri i Mbrojtjes i vendit, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA). “Koordinimi me zyrtarët rusë dhe ukrainas në këtë drejtim po vazhdon”, u tha gazetarëve ministri Akar. Akar deklaroi se Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për t’i…

Turqia mund të ofrojë mbështetje nga anijet për evakuimin e civilëve dhe të plagosurve në Mariupol, tha ministri i Mbrojtjes i vendit, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Koordinimi me zyrtarët rusë dhe ukrainas në këtë drejtim po vazhdon”, u tha gazetarëve ministri Akar.

Akar deklaroi se Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Duke vënë në dukje se ai ka folur shumë herë në telefon me homologët e tij rus dhe ukrainas dhe se është takuar edhe me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov në Stamboll, Akar nënvizoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin.

“Si Turqi, ne vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare për popullin e Ukrainës. Turqia po ashtu jep mbështetjen e saj në lidhje me evakuimet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas”, tha shefi i mbrojtjes turke.