Vrasja në autostradë, Policia jep detajet e para të ngjarjes

Policia ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen e shënuar në orët e vona të darkës së sotme (e dielë) në autostradën Tiranë- Durrës. Sipas uniformave blu mjeti ku po udhëtonte viktima ishte “Land Rover”, por ende nuk jepet informacion lidhur me identitetin e tij. Njoftimi i Policisë Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës,…

korçë

Policia ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen e shënuar në orët e vona të darkës së sotme (e dielë) në autostradën Tiranë- Durrës.

Sipas uniformave blu mjeti ku po udhëtonte viktima ishte “Land Rover”, por ende nuk jepet informacion lidhur me identitetin e tij.

Njoftimi i Policisë

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.