Turqia regjistron mbi 263 mijë shitje të shtëpive në tremujorin e parë

Shitjet e pronave të banimit shënuan rënie me 23 për qind në periudhën janar-mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare

Numri i shitjes së pronave të banuara në Turqi shënoi rënie me 23 për qind ndër vite, duke arritur në 263.050 në tremujorin e parë të këtij viti, njoftoi Zyra statistikore e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 182.680 shtëpi u shitën për herë të parë ndërsa pjesa tjetër ishin shitje të dorës së dytë në periudhën janar-mars, sipas TurkStat.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia dhe një nga qendrat e tij kryesore turistike, kryeson me pjesën më të madhe të shitjeve të shtëpive me 20 për qind ose 51.602 shtëpi, në tre muajt e parë të këtij viti.

Kryeqyteti Ankara dhe provinca e Izmirit regjistruan 25.395 (10 për qind), përkatësisht 15.358 (6 për qind) të shitjeve totale të shtëpive.

Shitjet e shtëpive të hipotekuara janë regjistruar në 47.216, me pjesëmarrje prej 18 për qind të të gjitha shitjeve të shtëpive gjatë së njëjtës periudhë.

Shitjet e shtëpive për të huajt

Të dhënat e TurkStat treguan se edhe numri i pronave të shitura për të huajt ra 9.6 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Rreth 9.887 shtëpi iu shitën të huajve, me më shumë se gjysmën, ose 5.024 njësi, prej tyre në Stamboll. Ajo u pasua nga qyteti mesdhetar turistik Antalya me shitjen e 1.884 pronave.

Të dhënat zyrtare tregojnë se iranianët kryesuan listën e blerësve në tremujorin e parë me 1.599 prona, të ndjekur nga irakianët me 1.461 njësi, rusët 938 njësi, afganët 700 njësi dhe kazakët 354 njësi.

Shifra mujore

Në mars, gjithsej 111.241 shtëpi ndryshuan pronarët në Turqi, një rritje prej 2.4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Shitjet e pronave të huajve u rrit me 39 për qind në bazë vjetore në 4.285 njësi në mars.