Turqia regjistron shifrën më të lartë mujore të eksporteve në korrik

Shifrat janë rritur 11.5 për qind muaj pas muaji, duke shënuar shifrën e dytë më të lartë të korrikut të të gjitha kohërave, tha Pekcan në një deklaratë

Turqia ka regjistruar shifrat më të larta mujore të eksporteve këtë vit me 15 miliardë dollarë në korrik, bëri të ditur sot ministrja e Tregtisë i këtij vendi, Ruhsar Pekcan, raporton Anadolu Agency (AA).

Shifrat janë rritur 11.5 për qind muaj pas muaji, duke shënuar shifrën e dytë më të lartë të korrikut të të gjitha kohërave, tha Pekcan në një deklaratë.

Importet e vendit arritën në 17.8 miliardë dollarë në korrik, duke shënuar një ulje prej 7,7 për qind nga korriku i vitit 2019.

Pekcan tha se raporti i mbulimit të eksportit/importit u ngjit në 84.5 për qind në korrik, nga 82.6 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.