Turqia shënon rritje në eksportin e limonit

Eksportet e limonit në Turqi në janar 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë shënuan rritje me 3.77 për qind duke arritur në 31 milionë e 418 mijë dollarë...

Eksportet e limonit në Turqi në janar 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë shënuan rritje me 3.77 për qind duke arritur në 31 milionë e 418 mijë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas përpilimit që gazetari i AA-së ka bërë nga të dhënat e Shoqatës së Eksportuesve Mesdhetarë, në muajin e parë të vitit të ri u siguruan 128 milionë dollarë të ardhura nga shitjet e jashtme të agrumeve, ku 24.5 për qind e këtyre të ardhurave u siguruan nga eksportet e limonit.

Eksportet e limonit arritën në 30 milionë e 275 mijë dollarë në janar të vitit të kaluar ndërsa në janarin e këtij viti u rritën në 31 milionë e 418 mijë dollarë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Agrumeve, Kemal Kaçmaz tha për AA se në eksportin e agrumeve janë arritur shifra të rëndësishme në vitin e ri.

Duke bërë të ditur se edhe në eksportin e limonëve janë arritur rritje të rëndësishme, Kaçmaz vuri në dukje rëndësinë për cilësinë dhe paketimin e produkteve që dërgojnë jashtë vendit.

“Eksporti i limonëve në janarin e këtij viti shënoi rritje rreth 4 për qind duke arritur në 31 milionë e 418 mijë dollarë. Aktualisht kryhet eksporti i limonit të llojit lamas. Eksporti i limonit të hershëm ka përfunduar. Besojmë se eksportet e limonit do të rriten edhe më shumë në muajt e ardhshëm. Lidhur me eksportin e agrumeve në 2021 mendojmë se prodhuesit dhe eksportuesit tanë do të kalojnë një vit të mirë. Po kryejmë punime të rëndësishme për rritjen e eksporteve tona”, tha Kaçmaz duke shtuar se në muajin e parë të vitit janë eksportuar 63 mijë tonë limona.

“Në vitin e ri presim rritje edhe në produktet e tjera”

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Agrumeve të qytetit Mersin, Ahmet Dursun Şahin tha se rritja e eksportit të limonëve është e kënaqshme.

Në tregun e jashtëm për limonin ka kërkesë sepse është prodhim cilësor, deklaroi Şahin, i cili tha se “Kjo rritje në muajin e parë është e kënaqshme. Rrjeti i fortë i prodhimit, paketimit dhe logjistikës reflektojnë në eksportin tonë të limonit. Në vitin e ri presim rritje edhe në produktet e tjera”.

Pesë vendet me të cilat është realizuar më shumë shitje e jashtme e limonëve nga Turqia në muajin e parë të vitit të ri janë:

Vendet Janar 2020 (Dollarë) Janar 2021 (Dollarë) Rritja (për qind)
Rusia 9.894.988 8.905.059 -10
Iraku 2.517.503 7.167.653 185
Rumania 2.179.370 2.021.053 -7
Bullgaria 1.333.235 1.423.897 7
Ukraina 1.668.489 1.355.568 -19