Turqia shpall armëpushimin në Siri – lajmin e njofton zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara

Turqia ka rënë në dakordësi për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar trupat ushtarake Kurde të tërhiqen nga Siria Veriore, është shprehur zv.Presidenti i Shteteve të Bashkuara Mike Pence.

Armëpushimi, i cili do të vëzhgohet me kujdes nga Shtetet e Bashkuara, do të zgjasë për 120 orë ose 5 ditë, e cila do t’i mundësojë civilëve kurdë dhe ushtarakë të tërhiqen plotësisht nga territori i Sirisë Veriore.

Zv.presidenti Mike Pence pritet të dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët në Ankara pas takimit me presidenti turk Erdogan, për të diskutuar rreth inkursionit ushtarak në Siri.

Në një postim në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se kishte marrë “lajme fantastike nga Turqia” dhe më pas shtoi: “Miliona jetë njerëzish do të shpëtohen”. /SCAN