Policia spanjolle zbulon kampin me 34 shqiptarë

Shqiptarët vijojnë të kërkojnë azil edhe pse vende si Franca, Gjermania dhe Belgjika shprehen se vendi ynë është i sigurtë. 34 shqiptarë janë zbuluar nga Policia Kombëtare e Spanjës në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Bilbao, të cilët qëndronin në kushte aspak njerëzore nëpër çadra. Individët jetuan në 19 tenda të instaluara në pika të ndryshme në pjesën e brendshme të portit, “pa kushtet minimale të shëndetit dhe higjienës”.

Vendbanimet e “shpërndara dhe të fshehura në mënyrë strategjike” ishin të vendosura në vende në afërsi të pikës kufitare për të shmangur pikat e kontrollit me qëllim që të hynin në mënyrë të paligjshme në kamionë dhe kontejnerë për të shkuar drejt Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Koha Jonë.

Nuk është hera e parë që Policia çmonton tenda të tilla në afërsi të portit, të ngritura kryesisht nga shtetas shqiptarë, siç shkruajnë mediat spanjolle, duke shënuar disa raste të ngjashme vitet e fundit. Porti në fjalë dhe porti tjetër Zierbena në qytetin bask Biscayan, janë thyer në “dhimbje koke” për autoritetet që prej vitit 2015.