Turqia shpëton 13 azilkërkues në Detin Egje

Azilkërkuesit u shpëtuan pranë brigjeve të provincës veriperëndimore të Çanakkalasë pasi u dëbuan nga autoritetet greke

Turqia shpëtoi 13 azilkërkues të cilët u dëbuan me forcë nga autoritetet greke në ujërat territoriale turke në Detin Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Roja Bregdetare Turke tha se azilkërkuesit në bordin e një gomone u shpëtuan pranë brigjeve të rrethit Ayvacik në provincën veriperëndimore të Çanakkalasë.

Pas kontrolleve rutinore, azilkërkuesit u dërguan në autoritetin provincial të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme transiti për azilkërkuesit që dëshirojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.