Turqia vaksinon zonat e largëta. Dërgon ekipe për të injektuar të moshuarit me vaksinën kineze

Deri ditën e Martë, Turqia kishte adminsitraur 7.4 milionë doza të vaksinës kineze të Sinovac. 

Turqia po zhvillon programin e vaksinimit kundër Covid-19 me vaksinat e prodhuara në Kinë tek njerëzit e moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara, që kanë vështrësi për të shkuar në qendra të vaksinimit.  Ekipet e vaksinimit të formuara nga autoritetet e shëndetësisë po ndërmarrin vaksinimet në shpejtësi të plotë, duke bërë vizita në shtëpi në zona të largëta.

Deri ditën e Martë, Turqia kishte adminsitraur 7.4 milionë doza të vaksinës kineze të Sinovac.  Ndër zonat e largëta është Elegik, fshati më i largët në Ankaranë VeriLindore, 65 kilometra larg kryeqytetit, ku banojnë 600 njerëz.

Stafi mjekësor i ekipit të vaksinimit ka mbërritur në fshat për të vaksinuar 88 vjeçarin Muhammad, me dozën e dytë të vaksinës kineze. Në fund të muajit Janar, ai mori dozën e parë.

Të afërmit e tij raportuan se nuk ka patur efekte anësore nga doza e parë e vaksinës.  Pasi u siguruan që është i përshtatshëm për vaksinim, doktorrët vaksinuan Muhammad dhe e mbikqyrën për 15 minuta pasi mori injeksionin për efekte anësore.

“Pasi merr vaksinimin, njerëzit kanë simptoma si dhimbje të kyçeve, temperaturë, ethe, marrje mendsh, lodhje dhe diare, por këto janë normale dhe të përkohëshme”- informoi stafi mjekësorë familjen. /scan