“Turqishtja, zgjedhja ime”

Në Shqipëri po rritet dita ditës interesi për turqishten. Nga viti shkollor 2018-2019 vazhdojnë mësimet e turqishtes si lëndë me zgjedhje në shkollën jopublike "Hafiz Ibrahim Dalliu" në Tiranë, në kuadër të projektit "Turqishtja, zgjedhja ime".

Në Shqipëri po rritet dita ditës interesi për turqishten. Nga viti shkollor 2018-2019 vazhdojnë mësimet e turqishtes si lëndë me zgjedhje në shkollën jopublike “Hafiz Ibrahim Dalliu” në Tiranë, në kuadër të projektit “Turqishtja, zgjedhja ime”.

Me qëllim për të mbështetur mësimet e turqishtes në shkollë, këto ditë u firmos protokolli i bashkëpunimet ndërmjet Ömer Osman Demirbaş, drejtor i institutit turk “Yunus Emre, Tiranë dhe drejtorit të shkollës jopublike “Hafiz Ibrahim Dalliu” Klodian Zaimi.

Në kuadër të projektit “Turqishtja Zgjedhja ime” turqishtja është bërë pjesë e programit mësimor në një shkollë tjetër. Mësimet e turqishtes filluan në katër klasa të arsimit të mesëm të lartë në shkollën jopublike “Hafiz Ali Podgorica”, në qytetin bregdetar të Durrësit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, kryetari i Forumit Rinor të Bashkëpunimit Islamik (ICYF) Taha Ayhan bëri një vizitë kortezie në institutin “Yunus Emre”, në Tiranë, ku u prit nga drejtori Ömer Osman Demirbaş, i cili dhe i bëri një dhuratë simbolike.