U arrestuan pas atentatit ndaj Talo Çelës, Gjykata lë në burg ‘truprojën’ e Nuredin Dumanit, lirohet partnerja 20-vjeçare

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masat e sigurisë për ndihmësit e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i vënë në pranga pak ditë më parë.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Matilda Fetahu vendosi masen e sigurise “arrest me burg” për ‘turprojën’ e Dumanit, Henrik Hoxhaj. 40 vjecari akuzohet për “armëbajtje pa leje, prodhim i armëve luftarake, dhe përkrahje e autorit të krimit.

Sakaq, shoqëruesja e Dumanit, Mirjeta Hajdini u la e lirë në masën “detyrim paraqitje”. Prokurori i cështjes Kreshnik Ajazi, kërkoi detyrim paraqitje për 20 vjeçaren, e cila deklaroi se e njihte Dumanin me emër tjetër dhe nuk kishte dijeni për të shkuarën e tij.

Dumani u kap gjatë një operacioni të RENEA-s dhe më pas u dërgua në spital në Fier për t’u transferuar më tej në Tiranë. Në rrugën Elbasan-Peqin pasditen e së martës ai mori pjesë në një atentat ndaj Talo Çelës i shumë kërkuar për grabitjen në Rinas i cili edhe kësaj here është larguar pas të shtënave.

Dumani është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020.Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën. Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë.  sherri mes dy ish bashkëpunëtorëve ka nisur pikërisht për 14 milionë eurot e vjedhura në Rinas në prill të vitit 2019.