U dënua me 6 muaj burg, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Daci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin njëkohësisht ish-anëtar i KPA, Luan Daci pas dënimit edhe me vendim të formës së prerë.

Apeli i GJKKO disa muaj më parë kishte lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci.

Më 1 dhjetor të vitit të kaluar Luan Daci u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove. Ai u akuzua për falsifikim dokumentesh, pasi kishte fshehur shkarkimin nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1997 për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Kjo shkelje sipas ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit përbën shkak për mosplotësimin e kritereve për të qenë pjesë Kolegjit të Posaçëm të Apelit.