U dorëzua kundër Azerbajxhanit, kryeministri armen paralajmëron për grusht shteti: Është problem i rëndësishëm

Reuters shkruan se ushtria i ka kërkuar që të ai dhe qeveria e tij të jepnin dorëheqjen, për shkak të humbjes së luftës me Azerbajxhanit.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan paralajmëroi për një përpjekje për grusht shteti ushtarak kundër tij. Reuters shkruan se ushtria i ka kërkuar që të ai dhe qeveria e tij të jepnin dorëheqjen, për shkak të humbjes së luftës me Azerbajxhanit.

Në Armeni pas humbjes së luftës me Azerbajxhanin kanë plasur protesta të shumta nga banorët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij. Në mënyrë që të mos bëhet grushti i shtetit, Pashinyan ka shkakruar nga detyra Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Problemi më i rëndësishëm tani është mbajtja e pushtetit në duart e njerëzve, sepse unë e konsideroj atë që po ndodh të jetë një grusht shteti ushtarak,” tha Pashinyan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lufta mes dy vendeve e cila rifilluar më 27 shtator, për rajonin e Nagorno-Karabakut përfundoi në daten 10 nëntor ku falë ndërhyrjes së Rusisë, Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një marrëveshje përfundimtare.