U plagos me thikë nga fqinji, ndërron jetë në spitalin e Fierit 77-vjeçari, ja gjendja e të birit

Ndërron jetë pasi u godit me thikë 77-vjecari, Haxhi Balla ndërsa vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve djali i tij 53 vjeç Aleks Balla. Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta 38-vjecari Armando Boriçi goditi me thikë babë e bir. Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi…

Ndërron jetë pasi u godit me thikë 77-vjecari, Haxhi Balla ndërsa vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve djali i tij 53 vjeç Aleks Balla. Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta 38-vjecari Armando Boriçi goditi me thikë babë e bir.

Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjeçarit Boriçi.

Sherri nisi fillimisht me fjalë e shpulla, ndërsa përfundoi me plagosjen me thikë nga 38-vjeçari të Aleks e Haxhi Ballës.
Blutë arritën të ndalonin autorin e ngjarjes ndërsa u shoqëruan në spitalin e Fierit dy të lënduarit ndërsa fatkeqësisht 77-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.