U rrëzua aksidentalisht nga një mur, gruaja humb jetën në plazhin e Ksamilit

Një grua ka humbur jetën në plazhin e Ksamilit.ksamil

Një grua ka humbur jetën në plazhin e Ksamilit.

Mësohet se shtetësja K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, raporton Top Channel.

Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyrjes së mjekëve në Spitalin e Sarandës, 69-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.