U tha se lufton Covid-19, ilaçi Remdesivir me çmim të çmendur nga 1 Korriku

Ilaçi Remdesivir i aprovuar për trajtimin e COVID-19, me çmim skandaloz nga 1 korriku!

Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë një çmim për ilàçin antíviral Remdesivir që përdoret për trajtimin e koronavírusit dhe është cilësuar si skàndàloz.

Gilead Sciences, kompania që prodhon ilàçin njoftoi në një letër të hapur të hënën në mëngjes se ka vendosur të përcaktojë një çmim prej 390 dollarësh për kurë për qeverinë amerikane, e cila do të përfshijë spítalet e Departamentit të Mbrojtjes, dhe qeveritë e tjera të vendeve të zhvilluara.

Një trajtim me këtë ilàç për 5 ditë do të kërkonte 6 shishe Remdesivir, të cilat do të shkonin në shifrën 2,340 dollarë për pacíent, tha Daniel O’Day, kryetari dhe CEO i Gilead Sciences.

Letra shtonte se çmimi për kompanitë private të sigurimeve në SHBA (për pacíentët me siguracione shëndetësore private) do të jetë 520 dollarë për shishe, që do të shkonte gjithsej në 3,120 dollarë për pacíent për një trajtim pesë-ditor.

Remdesivir, i cili aktualisht administrohet përmes infuzioneve, është ilaçi i vetëm që ka një autorizim të përdorimit urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA për të trajtuar infeksionin e koronavirusit.

Deri më tani, trajtimet me Remdesivir ishin dhuruar në qeverinë amerikane dhe të alokuara nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Sidoqoftë, nga nesër ky ilaç do të jepet me pagesë!

Por ky çmim ka hasur kritika të shumta në Amerikë.

“Ky është një çmim i lartë për një ilaç që nuk tregon se ul numrin e vdekjeve”, tha përmes një emaili Dr. Steven Nissen me Klinikën e Klivlandit.

“Duke patur parasysh natyrën serioze të pandemisë, do të preferoja që qeveria të marrë përsipër prodhimin dhe shpërndarjen e ilaçit falas. Ilaçi u prodhua duke përdorur fonde të konsiderueshme nga taksapaguesit.”

Peter Maybarduk, një avokat me grupin e konsumatorëve ‘Public Citizen’ e quajti skandaloz çmimin:

“Remdesiviri duhet të jetë publik sepse për prodhimin e ilaçit u përdorën 70 milion dollarë nga fondet publike. Çmimi hedh poshtë çdo nocion se kompanitë farmaceutike do të bëjnë veprimin e duhur në kohën e pandemisë”, tha Dr. Peter Bach, ekspert i politikave shëndetësore me ‘Memorial Sloan Kettering Cancer Center’ në Nju Jork./CNN