Ulen rastet me COVID gjatë 24 orëve/ 449 të infektuar, tre humbje jete në vend

449 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke e cuar në 7,542 numrin e rasteve aktive në të gjithë vendin. Nga 2,789 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID 164 qytetarë në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14…

449 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke e cuar në 7,542 numrin e rasteve aktive në të gjithë vendin.

Nga 2,789 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID 164 qytetarë në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnjë, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Përrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete, një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç.

Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë këshillon që të gjithë qytetarët të vaksinohen për t’u mbrojtur nga pandemia.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani janë kryer 2,665,804 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht është vaksinuar vetëm 55 % e popullatës target.

Statistika (15 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          449

Të shëruar në 24 orë       884

Të shtruar në spitale       105

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                 2,789

Testime totale                1,717,318

Raste pozitive                 268,940

Raste të shëruara           257,975

Raste Aktive                    7,542

Humbje jete                     3,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2443

Fier                 1090

Gjirokastër      708

Vlorë               630

Elbasan           611

Berat                512

Shkodër          499

Lezhë               350

Durrës              256

Korçë               212

Kukës               188

Dibër                43