Mbi 10 mijë raste aktive me COVID në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.269 raste të reja me COVID-19, ndërsa 14 të prekur kanë ndërruar jetë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 288.750, ndërsa numri i viktimave në 8.793. Vendi po ashtu regjistroi 848 pacientë…

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.269 raste të reja me COVID-19, ndërsa 14 të prekur kanë ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 288.750, ndërsa numri i viktimave në 8.793.

Vendi po ashtu regjistroi 848 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 269.862.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.852.018 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.047 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 10.095.