Ulet me 8 lekë çmimi i naftës, vendimi i Bordit të Transparencës

Bordi i Transparencës vendos të ulë me 8 lekë çmimin e naftës, e cila në treg do të shitet 237 lekë për litër.

Çmimi i benzinës do të jetë 211 lekë/litri dhe ai i gazit 116 lekë/litri. Këto çmime do të jenë në fuqi deri më 31 mars.

Ndërkohë çmimi i naftës në bursë ka rënë me rreth 6% për fuqi.

Ngritja e komisionit për përcaktimin e çmimit të karburanteve, nuk ka sjellë lehtësim në treg. Kjo shihet në krahasim edhe me vendet e rajonit, ku vendi ynë kryeson me naftën e shtrenjtë.

Ditën e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë në Tiranë, për rritjen e çmimeve.