Ulet tatimi mbi pagat, përfitojnë 135 mijë të punësuar

Qytetarët e punësuar do të paguajnë zero tatim për pagat deri në 40 mijë lekë, ndërsa deri më tani të zhveshura nga detyrimet kanë qenë pagat deri në 30 mijë lekë. Projektligji i hartuar nga qeveria I cili parashikon ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat të ardhurat, parashikon gjithashtu që reduktim të normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj.

Këta tatimpagues do paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë të ardhura mujore nga paga, dhe mbi këtë shumë do paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13% (pra 50%*13%).

Kjo siguron që qytetarët me më pak të ardhura, të paguajnë tatim më të ulët mbi të ardhurat nga paga. Ndërkohë synohet mbështetja e shtresës së mesme, duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

Numri total i tatimpaguesve që përfitojnë nga ulja e barrës tatimore, është 135.400 individë. aplikimi i këtyre ndryshimeve ligjore rezulton me një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej -1.37 miliardë lekë në vit ndërsa sa i takon vitit 2022, duke qenë se ky parashikim nis të zbatohet në korrik të vitit 2022, efekti negativ per vitin 2022 parashikohet të jetë -685 milion lekë.