Universitetet mësim online/ Pedagogia: Jemi në gjendje kritike

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve iu drejtuan dje me një letër Mistrisë së Arsimit, të Shëndetësisë dhe kryeministrit Edi Rama duke kërkuar vaksinimin e stafit akademik, me qëllim që t’i hapej rrugë mësimit me praninë fizike të studentëve në universitet.
Komiteti Teknik i Ekspertëve tha sot se mësimi në universitete do të vijojë online për një afat të pacaktuar duke krijuar jo pak konfuzion tek studentët.

Në lidhje me këtë vendim, Euronews Albania bisedoi me pedagogen Lili Sula, e cila u shpreh se procesi mësimor ndodhet në gjendje kritike duke thënë se metodat online nuk janë efikase.

Ajo tha se universitetet kanë kërkuar që në tetor të vitit të kaluar, që mësimi të zhvillohet në mënyrë të kombinuar.

“Edhe pse pandemia vijon, ne jemi në një gjendje kritike në lidhje me procesin mësimor. Ne që nga tetori kemi kërkuar që mësimi për studentët e Bachelor dhe master të jetë i alternuar, online dhe në universitet. Mësimi online ka defekte, pasi ndikojnë edhe tek cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Është një vendim i nxituar pasi duhet të ishte konsultuar me grupet e interesit”, tha ajo.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve iu drejtuan dje me një letër Mistrisë së Arsimit, të Shëndetësisë dhe kryeministrit Edi Rama duke kërkuar vaksinimin e stafit akademik, me qëllim që t’i hapej rrugë mësimit me praninë fizike të studentëve në universitet.

Këtë kërkesë pedagogia Lili Sula e cilëson pozitive pasi thotë se ky hap shton shanset, që procesi mësimor në vend të rikthehet sa më parë në auditore.

“Mendoj se me vullnet shumë të mirë, unë do ta gjeja si një mënyrë zgjidhjeje, për të vijuar në semestrin e dytë për të vijuar mësimin në auditorë ose për të vijuar në formë të gërshetuar”, tha ai./euronews